Albian Ajeti pritet të debutojë për West Hamin nesër në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Karabao në ndeshjen ndaj Newport. I transferuar nga Baseli në verë, 22-vjeçari ende nuk ka debutuar për “Çekanët” këtë edicion, shkruan Zëri.info.
Transferimi tetë-milionësh i Ajetit ka mbetur nën hijën e Sebastian Haller – i cili shënoi dy gola në fundjavë ndaj Watfordit. Por, trajneri Manuel Pellegrini ka pohuar se Ajeti do të luajë në jug të Uellsit, pasi Haller do të pushohet.
“Jam i sigurtë se Ajeti do të luajë”, tha Pellegrini.
“Ai e meriton këtë mundësi, është duke punuar mirë në seancat stërvitore”, vlerësoi trajneri kilian përcjell Albinfo.ch.