Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet për të dalë jashtë Kosovës janë të gjata deri në 2 orë e 30 minuta, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa për t’u futur në Kosovë pritjet në këtë pikë janë 5-10 minuta.
Tek kufiri Dheu i Bardhë pritja është 40 minuta për të dalë nga Kosova, përderisa për hyrje pritet 5-20 minuta.
Në pikëkalimet e tjera kufitare të Kosovës pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.