Të dielën paradite raportohet për rrëzimin e një avioni të vogël në vendin Simplonpass, në Kantonin Wallis. Avioni i vogël kishte shpërthyer në zjarr pas përplasjes, përcjell albinfo.ch.
Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pjesë të rrugës ishin të mbyllura.
Sipas policisë kantonale të Valais, përplasja ka ndodhur në orë 10.20 të paraditës. Policia nuk ka dhënë informata në lidhje me viktimat e mundshme.
#crashsimplon – 10h20 – accident d'un petit avion au-dessus du col du Simplon, intervention en cours, infos suivront. pic.twitter.com/1E4MrgzYU3
— Police Valais (@PoliceValais) August 25, 2019