Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.
Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar, raportojnë mediat vendase.
Sa i përket viktimës, autoritetet kanë deklaruar se ajo ishte e shoqëruar nga familjarët kur nisën të shtënat.
Që prej muajit prill 12 fëmijë apo adoleshentëve kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë, përcjell albinfo.ch