Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, këshilli kantonal Gjenevë, shpallë konkurs për një Mësues-e për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, për dy klasë, secila nga tri orë mësimi në javë.
Profili i kandidates-it :
– Shkolla e lartë pedagogjike ose fakulteti i pedagogjisë
– Përvojë në mësimdhënie
– Përvojë në punë me grup mosha të ndryshme
– Kontakt i mirë me prindër
– Njohuri solide të gjuhës frënge
Të interesuarat-it mund të dërgojnë dosjen e plotë (CV, letrën e motivimit, diplomat, certifikatat e punës, etj.) në e-mailin : lapshgeneve@gmail.com
Konkursi mbetet i hapur deri me 29 shtator 2014