Sipas Agjencisë Kërkimore të Mjedisit në Brazil, pyjet e këtij vendi kanë pësuar numër rekord të zjarreve gjatë këtij viti.
Ky institucion tha se kanë vërtetuar rritje prej 83 për qind të zjarreve në pyje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kjo gjetje është bërë përmes analizimit të pamjeve satelitore.
Këto rezultate u publikuan disa javë pasi presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e shkarkoi kryetarin e kësaj agjencie për shkak të mospajtimit për të dhënat e publikuara lidhur me shpyllëzimin e vendit.
Tymi i zjarreve shkaktoi ndërprerje të rrymës në Sao Paolo të hënën. Kjo ndodhi pasi erërat e fuqishme e sollën tymin e zjarreve të Amazonës dhe Rondonia-s, të cilat janë më shumë se 2700 kilometra larg këtij qyteti.
Rajoni më i madh pyjor në botë, Amazona, është një rajon jetik për thithjen e karbonit në planetin tonë dhe besohet se ndikon në ngadalësimin e ngrohjes globale.
Konservatorët e kanë fajësuar presidentin Bolsonaro, duke thënë se ai e ka nxitur shpyllëzimin e Amazonës nga fermerët, shkruan “BBC”, përcjell Albinfo.ch.