Bëhet fjalë për Meltem Ylberi, që tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat).
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ylberi sapo mbushi 18-vjet, ndërsa do të grumbullohet me përfaqësuesen seniore muajin e ardhshëm. Ajo luan në pozitën e pivotes dhe bën karrierë te skuadra zvicerane “Spono Eagles”.
Sipas njoftimit të Federatës kosovare të Hendbollit, Meltem Ylberi është pjesë e ekipit të parë të klubit zviceran.
Përfaqësuesja e Kosovës më 26 shtator luan në udhëtim me Slloveninë, ndërsa më 29 shtator e pret Gjermaninë.
Bëhet fjalë për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2020.