Në Aeroportin në Cyrihut gjatë gushtit kanë udhëtuar 2.587.338 udhëtarë. Bëhet fjalë për 5.9 për qind më shumë se gushtin e vitit 2013.
Numri i flutruimeve u rrit gjatë muajit gusht në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar me 2.3 për qind në 24.655 .
Statistikat flasin se numri i udhëtarëve vendës është rritur me 9.8 për qind në 1.777.723 , kanë njoftuar autoritetet e Aeroportit e Cyrihut.
Numri mesatar i udhëtarëve për një fluturim ishte 119 pasagjerë, 2.2 për qind mbi mestaren e vitit të kaluar.
Gjatë këtij muaji janë transportuar 35’664 ton mallëra nëpërmjet Aeroportit të Cyrihut. Raportohet për një rritje prej 1.6 për qind krahasuar me muajin gusht të 2013-s.