Policia kantonale e Solothurn-it po kërkon një person i cili shkaktoi një aksident ditën e djeshme në autostradë.
Sipas policisë, vozitësi pësoi aksident dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë në Solothurn vozitësi shkaktoi aksidentin në autostradën A5 në drejtim të A1 të Cyrihut pasi kishte humbur kontrollin e makinës.
Pas marrjes së alarmit se një veturë e prishur gjendet në autostradë policia doli në vendin e ngjarjes por nuk pa shoferin. Një kërkim me qen ka qenë i pasuksesshëm.
Sipas informacioneve nga policia e Solothurn, për momentin është e paqartë nëse pronari ose pronarja e makinës apo dikush tjetër ka qenë i plagosur dhe ka dalë nga vendi i ngjarjes së aksidentit pa pasur nevojë të shqetësohet për dëmin, përcjell Albinfo.ch.