Një grup turistësh spanjollë të cilët kishin shkuar në Shqipëri për vizitë dhe turizëm, ishin rrahur dhe konfliktuar me një pronar të një lokali.
Madje i dyshuari ishte arrestuar nga ana e policisë së shtetit.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi.
Ai ka njoftuar se ka takuar turistët e huaj në Sarandë ku edhe u ka kërkuar falje në emër të Qeverisë Shqiptare.
Sipas Klosit një ngjarje e tillë është e papranueshmë dhe se ajo që përjetuan turistët spanjollë nuk është traditë e shqiptarëve.
“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por, siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë”, ka shkruar Klosi.