Doganierët gjermanë në kalimin kufitar në Bietingen Thayngen gjatë një kontrolli doganor e kanë kapur një skandinav 66-vjeçar, i cili ishte përpjekur të kalojë kufirin me të holla të padeklaruar që kapin vlerën 250 mijë franga. Mysafirët nga Skandinavia i pret dënimi deri 52.000 €.
66-vjeçari po udhëtonte me djalin e tij nga Zvicra, kanë bërë të ditur zyrtarët doganorë në Sing.
Gjatë inspektimit, doganierët gjetën në bagazhin në një gomë rezervë dy zarfet me të hollat që ishin mbështjellë me mbështjellës origjinal të një banke zvicerane. Në një çantë doganierët gjetën edhe faturat e lëshuara nga banka në fjalë.