Në këtë manifestim do të marrin pjesë shumë nacionalitete me rastin e 50-vjetorit të migracionit të Kantonit të Zugut.
Shqiptarët do të prezantohen nëpërmes Shoqërisë Kulturore dhe Artistike „Dardania”, e cila po shënon 20-vjetorin e veprimtarisë së saj.
Pjesëmarrja e tyre do të jetë me valle të grupit të fëmijëve të vegjël, ku do të jetë një program modest për kohën e paraparë për shqiptarët, kuptohet nëpërmes organizatorëve të qytetit të Zugut dhe shqiptarëve që veprojnë atje.
Festa fillon nga ora 14:00 dhe pjesa e shqiptarëve, (Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “Dardania”) fillon nga ora 17:00.
Adresa: Landsgemenindplatz-Vorstadtquai
6300 Zug
Kontakt për SHKA „ Dardania“ ; 079 672 41 82 dhe 076 274 57 90
Kontakt personi për Zug; 076 338 85 54