Kina është goditur nga një tajfun i rrezikshëm, i cili u ka marrë jetën 28 vetave.
Tajfuni “Lekima”, i cili ka shpejtësi 209km/h, ka paralizuar sistemin e transportit ajror dhe detar si dhe ka sjellë dëme të mëdha materiale, duke shembur 200 shtëpi. Deri më tani janë evakuar mbi 1 milion veta në provincën e Zhejiangut.
Autoritetet kineze kanë bllokuar portet dhe fluturimet ajrore. Mediat në vend theksojnë se ky është tajfuni më i fuqishëm që e ka goditur Kinën që prej vitit 2014, përcjell Albinfo.ch