“Kaluam nga një kundërshtar shumë i fortë, në një pak më të dobët. Por, ka pika në të cilat duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”, ka thënë Giampaolo pas ndeshjes.
“Për lojtarët ishte një ndeshje me ritëm më të ulët, por sidoqoftë në këto ndeshja ka gjithmonë diçka për të nxjerrë”.
“Edhe në ligë do të përballemi me ekipe që mbrohen mirë dhe ne duhet të gjejmë mënyra se si t’i thyejmë ato mbrojtje”, ka shtuar më tej trajneri i Milanit, duke iu referuar mbrojtjes së mirë nga Nikli./gazetaexpress