Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut e pas tij një ligjeratë nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Mesazhi kryesor i kësaj feste u përcjell nga zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.
Në porosinë e tij Mexhidi tha që Kurban Bajramit mbështetet fuqishëm mbi parimet e bujarisë dhe sakrificës.
Mexhidi bëri thirrje që njerëzit të jenë më solidarë e humanë, të tolerojnë dhë luftojnë urrejtjet dhe xhelozitë, ndër të tjerash shtoi një tjetër porosi, atë për respektimin e gruas dhe të drejtave të tyre.