Mungesa e tabelave informuese rrugës për në kufirin e Mutivodes po bën që bashkatdhetarët të kalojnë orë të tëra deri të gjejnë rrugën e duhur për në atë pikë kufitare, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarët po maltretohen duke pritur me orë të tëra nëpër pikat kufitare në Merdar e tek Dheu i Bardhë, ndërsa tani problemi në pikën alternative në Mutivodë është me shenjat informuese.
Organizata jo-qeveritare ‘QNK’ ka informuar se është e domosdoshme vendosja e tabelave, për arsye se mërgimtarët po e kanë të vështirë të gjejnë rrugën deri në kufi.
Vendosja e tabelave fillon nga fshati Orllan deri në kufi , më 10.08.2019, ora 14:00, Orllan.