Por, ndërkohë, klube tjera të mëdha evropiane po shprehin interesim për shërbimet e xhuxhit magjik. Së fundi ka qenë Atletico Madrid i Spanjës që ka prezantuar një ofertë për shqiptarin nga Zvicra.
Sipas gazetës spanjolle “As”, skuadra nga Madridi do ta përmbyllë afatin e transferit që përfundon këtë të diele, me angazhimin e Shaqirit.
Trajneri i kampionit spanjoll, Atletico, Diego Simeone synon përforcimin me çdo kusht të repartit sulmues të klubit të tij. Krahas Shaqirit, sipas gazetës së përmendur ai në listën e tij ka edhe futbollistët si Alessio Cerci dhe Ezequiel Lavezzi.
Por Siemone mund të ketë problem me konkurrencën, pasi që edhe Juventusi i Torinos ka shfaqur interesimin e tij për shërbimet e Shaqës. Dhe garës në mes të kolosëve të futbollit evropian për Shaqirin i mbeten fare vpak ditë deri në përmbylljen e saj…