“Vetëm komuna e Zermatt mund të vendosë nëse do të ndodhë mbyllja [e Matterhorn]”, tha presidenti i komunës Romy Biner-Hauser, në komentet e bëra për të përditshmen rajonale zvicerane “Walliser Bote”.
“Ne nuk i kuptojmë lidhjet e mediave me deklaratat e një numri të individëve”, shtoi ajo.
Ajo ka potencuar se mbyllja e malit për vizitorë do t’i jepte fund parimit të përgjegjësisë personale.
Matterhorn u mbyll gjatë verës jashtëzakonisht të nxehtë të vitit 2003, pas një rrëshqitje të madhe shkëmbi, por kjo nuk ishte një masë paraprake.