Liridon Balaj, i cili ishte 10 vjet pjesë e skuadrës pejane, karrierën do ta vazhdojë te skuadra Aarau.
Fc Aarau bën pjesë në Callenge League ose liga e dytë zvicerane.
Ky është njoftimi i tij:
“Se pari dua ta falënderoj klubin K.F Besa (Pejë) për 10 vjet të mrekullueshme. Të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët që kam pasur te ky klub…
Falënderoj familjen time dhe shokët e mi…
Së fundi dua të falënderoj agjentin tim Leonard Berisha (sports family office) për mundësinë që ma ofroj për ta vazhduar karrierën në Europë.
Prej sot do të jem pjesë e klubit Fc Aarau në Zvicër.
Gati për sfida të reja”.