Legjenda e Chelsea dhe e kombëtares franceze po hetohet për evazion fiskal.
Autoritetet zvicerane i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së 23 dhjetorit për zbulimin e llogarisë së Desallys.
Zvicra ka një marrëveshje me Francën për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe të mashtrimit me taksat. Më parë këtë vit autoritetet zvicerane kanë publikuar detajet e llogarive të Klod Makelele dhe Patrick Vieira.
I lindur në Gana, Desallys ka qenë pjesë e ekipit francez dhe në vitin 1998 fitoi titullin e botës. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin e tij për të fituar titullin evropian në vitin 2000, dhe ishte një analist në BBC.
Nuk është e qartë nëse Desally, 45-vjeçar, është nën hetim për shkelje të legjislacionit tatimor.
Desally pasur një karrierë të suksesshme futbolli në klube si Marseille , Milan dhe Chelsea, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Ai ishte kapiten i Francës në Kampionatit evropian të vitit 2000 dhe ishte kapiten i Chelsea.