Kështu thotë një analizë e Këshillimores për mbrojtje nga aksidentet (BfU). Një rregull e detyrueshme në komunikacion më së miri është respektuar në Zvicrën gjermane.
Vozitja me drita gjatë ditës është e detyrueshme që nga fillimi i vitit.
Në pjesën frankofone flitet për rreth 90 për qind të shoferëve që ngasin automjetet e tyre me drita gjatë ditës.
Në autostrada 95 për qind e shoferëve ngasin automjetet e tyre me drita gjatës ditës, ndërsa vetëm 92 për qind në zonat urbane.
Përjashtim nga kjo rregull bëjnë biçikletat dhe motoçikletat.
Vitin e kaluar para hyrjes në fuqi të rregullave të detyrueshme, vetëm 68 për qind e shoferëve ishin parë gjatë ditës me dritat ndezur.
Për shoferët që nga 1 janari 2014 është e obliguar që edhe gjatë ditës ngasja e automjetit të bëhet me drita. Rregulli i ri ka për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore. Kush nuk i përmbahet këtij rregulli, do të gjobitet me 40 franga.