Ai ka thënë se ky program që mbështetet nga MCC dhe MFK, përbën hapat e shkëlqyeshëm në rrugën e Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë.
“Të 28 bursistet e programit Gratë në Energji që u larguan sot nga Kosova për të kaluar dy vjet studime në DMACC, mbështetur nga MCC dhe MFK, përbëjnë 28 hapa të shkëlqyeshëm në rrugën e Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë”, ka shkruar Kosnett në ‘Twiter’.
Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë për avancimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës, me fokus në sektorin e energjisë.
‘Gratë në Energji’ implementohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) udhëhequr nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi dhe mundësohet nga agjencia amerikane MCC, përcjell indeksonline.