Me qëllim të promovimit të krijimtarisë shqiptare në diasporë, nesër do të mbahet aktiviteti “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”, përcjell albinfo.ch.
Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të zërë vend në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 11:00.
Siç ka njoftuar MDIS, me këtë rast do të bëhet përurimi i disa librave të autorëve nga diaspora.
Po ashtu, do të mbahet edhe një orë letrare me karakter garues, përcjell albinfo.ch.