Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.
Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëtarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për urdhërarrest ndërkombëtar është aprovuar. Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e INTEPOL-it.
“ E kam lëshuar vendimin për fletëarrest ndërkombëtar pasi janë kryer dy procedurat tjera fletarrest lokal dhe fletarrest qendror. Kam marrë konfirmimin se kërkesa është pranuar dhe presoni (Lavdërim Muhaxheri) tani e tutje do të jetë i postuar në faqen e Interpol-it”, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.
Përderisa për Muhaxherin është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, sipas Gjykatës ekziston edhe një grup tjetër personash ndaj të cilit janë aplikuar masat e fshehta (përgjimet), pikërisht nën dyshimet për terrorizëm.