Gjermania nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen në një mision të udhëhequr nga SHBA-ja në situatën aktuale.
Ambasada e SHBA-së në Berlin tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar nga Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë, në një mision për të mbrojtur transportuesit që qarkullojnë në Ngushticën e Hormuzit, si dhe për të luftuar “agresionin iranian”.
Në një kohë të tensionit të shtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Uashingtoni ka propozuar forcimin e përpjekjeve për të ruajtur Ngushticën e Hormuzit që gjendet në rajonin e Gjirit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë, raportojnë mediat e huaja.