Sunny Hill Festival i cili u shënua për të dytën herë radhazi në Prishtinë, po fillon të bëhet traditë.
Ky festival për tri ditë radhazi ka mbledhur artistë kosovarë e ndërkombëtarë.
Këtë vit dy mysafirët special ishin Miley Cyrus dhe Kalvin Harris.
Por si duket pjesmarrja e këngëtarëve i ka lënë mbresa edhe një Dj të njohur ndërkombëtarisht.
Dj Diplo, i cili është edhe producent i shumënjohur amerikan, ka thënë se vitin e ardhshëm do të vijë në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Në disa fotografi të postuara të këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, Diplo ka shkruar:” Do të vijë vitin tjetër”.