Njerëzit i kanë konsumuar burimet natyrore të Tokës për këtë vit, sipas shifrave. Organizata Global Footprint Network të hënën (29.07) e ka shenjuar si të ashtuquajturën dita e shfrytëzimit ekstrem të Tokës.
Global Footprint Network përllogarit çdo vit ditën e mbingarkesës së planetit, ose ditës së mbikonsumimit të Tokës.
Më 1971, dita e parë e mbikonsumit global përkoi me 21 dhjetorin. Vitin e kaluar ishte 1 gushti dhe këtë vit për herë të parë ajo është zhvendosur më herët duke përkuar me 29 korrikun.
Dita e mbishfrytëzimit të botës nënkupton që njerëzit në këtë moment konsumojnë kaq shumë burime nga Toka, sa të gjitha ekosistemet mund të ripërtërijnë përgjatë një viti të tërë.
Organizata ndërkombëtare e qëndrueshmërisë së burimeve natyrore me seli në Oakland të Kalifornisë, deklaron se kostot e konsumit bëhen gjithnjë e më të dukshme, prej shpyllëzimit, erozionit të tokës, humbjes së diversitetit ose rritjes së përqendrimit të dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferën e Tokës.