Turistë nga vende të ndryshme të botës janë ndarë të kënaqur nga vizita e tyre në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Përmes një videoje që ka shpërndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, turistët kanë shprehur përshtypjet e tyre për Shqipërinë.
“Ne vijmë nga Suedia. Vizituam Shqipërinë dhe do të rikthehemi sërish këtu”, kanë thënë turistët suedezë.
Kurse një turiste nga Kina, e cila ka vizituar Durrësin, ka thënë se ka kaluar mirë në këtë vend.
“Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe fantastik. Shpresoj që njerëzit e vendit tim të vinë dhe ta shijojnë miqësinë e njerëzve këtu dhe pamjet e mrekullueshme”, është shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.
Për të dëgjuar përshtypjet e tyre, shihni videon e mëposhtme: