Fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e goditjes me shpezë, sipas autoriteti të Aviacionit Civil. përcjellë albinfo.ch
Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.
Përveç tij, në probleme ka hasur edhe aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia. Ky aeroplan kishte probleme teknike dhe nuk ka mundur të niset në kohë e paraparë në ora 3:30 (kohë lokale).Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.