Në Zvicër janë në mes 10.000 deri 15.000 njerëz që konsiderohen viktima të masave shtrënguese të ashtuquajtura të përkujdesjes. Personat e parë nga kjo kategori tashmë kanë marrë kompensimin në të holla nga fondi për ndihmë të menjëhershme për viktimizimin e pësuar.
Bëhet fjalë për shumat nga 4.000 deri 12.000 franga për person ndërsa shuma përcaktohet nga gjendja financiare he nevojat e atyre që kanë bërë kërkesën.
Ndihmat e menjëhershme u takojnë atyre personave që kanë pësuar nga një masë shtrënguese e shqiptuar para vitit 1981. Fjala është për ata të cilëve në këtë mënyrë u është shkelur integriteti personal dhe që sot ndodhen në gjendje të rëndë financiare.
Fondi për ndihmë të menjëhershme nuk paguan dëmshpërblim por tregon një lloj solidarizimi me personat e prekur dhe që gjenden në situatë të vështirë. Për një kompensim të mirëfilltë mungon baza ligjore, shkruan srf.ch
Deri në vitin 1981 ka qenë e mundur që njerëzit të mbyllen, ngujohen edhe pa një vendim gjyqësor ose pa ndonjë ekspertizë. Kjo është praktikuar për personat e cilësuar si të tillë që nuk e duan punën ose raste të tjera të ngajshme.