1080 besimtarë të fesë islame do të nisen nga Kosova për në Haxh sivjet, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës, teksa ka bërë të ditur se çmimi për person do të jetë 4150 euro.
“Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjen për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin”, thuhet në njoftim.
Tutje, BIK ka njoftuar se Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit ka thënë se këtë vit, nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta, për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.
Ai po ashtu ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj në datat 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta, përcjell albinfo.ch.