Gjatë fundjavës në Prishtinë është oganizuar edicioni i tretë i festivalit të grafiteve, “Meeting of Styles Kosovo”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 180 artistë nga mbarë bota.
Qëllimi i këtij festivali është transformimi i hapësirave të braktisura në qytetin e Prishtinës, në vepra të artit, raporton Radio Evropa e Lirë.
100 grafite janë punuar nga 1888 artistë nga mbarë bota, ku kanë bërë grafite në 2800 metra katror.
Në mesin e artisteve të huaja ishte edhe zvicerania, Krystel Suire – Stern, e cila është shprehur se është hera e parë që vjen në Kosovë, por po i pëlqen shumë dhe do të dëshironte të vinte përsëri.
Ndërkohë, Jose Di Gregorio, ka thënë se është hera e dytë që vjen, madje ka ardhur me dy vajzat e tij dhe po kalojnë shumë mirë.