Hepatiti A dhe E janë infeksione të mëlqisë. Disa nga rreziqet që i kanosen shëndetit nga këto infeksione, janë dhimbja e barkut, mungesa e oreksit, diarreja, dobësi, ethet, etj., përcjell albinfo.ch.
Këto infeksione mund të vinë si pasojë e kushteve higjieno-sanitare jo të mira, duarve të ndotura, ujit jo të mirë, e ushqimit jo të sigurtë.
Për t’i parandaluar këto infeksione, ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, iu rekomandojnë t’i zbatoni pesë veprime të thjeshta:
Lani duart gjithmonë para se të ushqeheni.
Përdorni tualetin dhe lani gjithmonë duart para se të shkoni në tualet.
Pini ujë të sigurtë.
Mos i shkëmbeni gjërat personale me të tjerët.
Nëse jeni në rrezik, vaksionohuni për hepatitin A.