Një kërkesë zyrtare është lëshuar për të shmangur rrezikun e zjarreve në Zvicër, sipas “20 min”.
Moti i nxehtë dhe i thatë ka rritur rrezikun nga zjarret. Kantonet e Vaudit, Neuchâtel dhe Fribourg kanë kërkuar që të mos ndezen zjarre.
Në Vaud, Neuchâtel dhe Fribourg, rreziku i zjarrit është në nivelin 3, në një shkallë prej 5, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ka edhe dënime për ata që janë të pakujdesshëm, sepse dëmet janë të mëdha.