Sot bëhet një vit që kur është ndarë nga jeta atdhetari Adem Demaçi, i njohur si simbol i rezistencës shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Pranë varrit të tij sot ka bërë homazhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se kontributi i Demaçit do të kujtohet përherë nga Kosova.
“U mbush një vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, njeriun që gjithë jetën e vet ia kushtoi lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, njeriut të orientimit euroatlantik, mund të themi lirisht edhe themeluesit të babait të pavarësisë së Kosovës. Vlera dhe kontributi i angazhimit të Adem Demaçit do të nderohet dhe do të kujtohet gjithmonë nga shteti i Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.
Pas fjalimit për Demaçin, Thaçi ua ka “kthyer shpinën” pyetjeve të gazetarëve për aktualitetin në Kosovë, duke i lënë pa përgjigje.