Deri në pesë orë pritje e 400 metra kolona të formuara janë raportuar nëpër disa pika kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në pikën kufitare Merdarë pritjet janë deri në pesë orë në dalje dhe deri në tri orë në hyrje.
Pika tjetër kufitare ajo e Dheut të Bardhë ka rënie të pritjes dhe kolonave të gjata.
Në këtë pikë pritja në dalje është deri në 30 minuta dhe në hyrje deri në 25 minuta.
Pikat tjera kufitare sipas QKMK, nuk kanë raportuar se ka kolona apo pritje.
