Migrimi në Zvicër gjatë gjysmëvitin të parë të vitit 2019 ka shënuar sërish rënie. Rënia vlen si për shtetasit e BE/EFTA (-1.3%), ashtu dhe për shtetasit e vendeve të treta (-2.8%), thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).
Në krahasim me gjysmëvitin e parë të vitit të kaluar, kemi një rënie “neto” të migrimit prej 0.8% ose, me fjalë të tjera, në Zvicër gjatë gjysmëvitit të parë të vitit 2019 kanë ardhur 24.672 persona më pak të huaj.
Gjithsej gjatë periudhës 1 janar – 30 qershor 2019 në Zvicër kanë ardhur për të jetuar 63.333 të huaj, ose 1.8% më pak se në gjysmëvitin e parë të vitit 2018, shkruan albinfo.ch. 44.4321 ose minus 1.3% kanë qenë nga vendet e BE/EFTA dhe 19.12 ose minus 2.8% nga vendet e treta.
Në të njëjtën kohë emigrimi nga Zvicra ka pasur një ulje prej 3.9 %.
Shkaku kryesor i migrimit të të huajve në Zvicër mbetet, si në rastet e qëndrimit të shkurtër, ashtu dhe të gjatë, ushtrimi i një pune këtu. 68.036 shtetas të BE/EFTA kanë ardhur në Zvicër për të filluar një punë, numër ky që paraqet një rënie prej 2.1% në krahasim me gjysmëvitin e parë të vitit të kaluar.
Në të njëjtën periudhë kohore, bashkimi familjar ka përbërë 28% të migracionit të kategorisë së qëndrimit të gjatë (ose të përhershëm) në Zvicër, shkruan albinfo.ch duke iu referuar statistikave të SEM.
Në kuadrin e bashkimit familjar në Zvicër janë shpërngulur 17.701 persona, ose minus 8.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 21.4% të këtyre kanë qenë familjarë të një zviceraneje ose një zvicerani.
Në fund të qershorit 2019, në Zvicër jetonin 2 milionë e 96 mijë e 182 të huaj. Prej tyre, 323.384 ishin nga Italia, 308.532 nga Gjermania, 265.501 nga Portugalia, 137.514 nga Franca, 113.644 nga Kosova etj.