Një panair me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale do të mbahet në Prishtinë përgjatë datave 24-27 korrik, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Ministria e Diasporës, ky panair po organizohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
“Në këtë panair, i cili organizohet në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e diasporës”, do të prezantohen prodhime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Hapja e panairit do të bëhet më 24 korrik në orën 11:00, në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet.
Nën moton “Ti je pjesë e atdheut”, inkurajohen mërgimtarët që ta përcjellin këtë aktivitet si dhe organizimet e tjera që janë paraparë për “Ditët e Diasporës”, përcjell albinfo.ch.
