Krahas turistëve që vijnë nga rajoni, harta turistike është zgjeruar edhe me turistë suedezë, sllovakë, çekë, polakë, austriakë dhe gjermanë.
Ministrja e Turizmit në Shqipëri, Eglantina Gjermeni, tha për mediat në Tiranë se një nga problemet është cilësia e shërbimi që ofrohet për turistët, për t’i bërë ata të rikthehen sërish në Shqipëri.
„Është investuar në godina, jo në burime njerëzore, pjesë e strategjisë si trajnimi periodik me stafet e sipërmarrjeve private”, deklaroi Gjermeni.
Me gjithë kërcënimet, në plazhet kryesore të Shqipërisë vazhdon të mos respektohet vendimi për plazhet publike, në shumicën e plazheve nuk ka ende roje plazhi dhe as kordone sigurie në ujë.
Siç kanë raportuar mediat në Tiranë, dy ditë më parë një adoleshent u mbyt në Divjakë, pasi u përfshi nga dallgët, ndërsa në plazh nuk kishte asnjë roje.