Sa është i mirë apo i keq rrjeti i telefonave celularë në trenat zviceranë? Për herë të parë magazina gjermane “Connect” ka testuar fuqinë e tre operatorëve mobilë zviceranë, Orange, Swisscom dhe Sunrise. Dobësitë e para shfaqen me shpejtësinë e internetit.
Pasagjerët nëpër trena kanë ende telashe me shfrytëzimin e internetit në trenat zviceranë po edhe me komunikimin cilësor me telefona celularë. Në linjat e caktuara duhet të heqni dorë nga thirrjet telefonike derisa jeni në tunel.
Ekspertët e magazinës gjermane të telekomunikacionit “Connect” për gati dy javë janë duke testuar rrjetin mes Bernës, Bazelit, Gjenevës, Cyrihut dhe Lozanës.
Një arsye për problemet e paraqituara janë edhe gjeografia kodrinore e Zvicrës dhe sidomos tunelet, të cilat e bëjnë të pamundur një furnizim të mirë të rrjetit të telefonisë mobile.
“Pasagjerët në trena ndajnë kapacitetin e një antene të telefonave celularë. Nëse unë jam i ulur me 500 njerëz në tren, atëherë lidhja do të jetë shumë më e ngadalshme”, thotë Bernd Theiss nga “Connect”.