Vedat Muriqi ka shënuar dy gola për Fenerbahçen në takimin kundër Bursasporit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, kishte shkëlqyer edicionin e kaluar dhe bëri që të kërkohet nga shumë skuadra, derisa është transferuar zyrtarisht në skuadrën e madhe turke, Fenerbahçe.
Në ndeshje e parë ka shkëlqyer me dy gola në ndeshjen përgatitore kundër Bursasporit.
Futbollisti nga Prizreni shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 51-të për 2:0.
Kështu Muriqit nuk i është dashur shumë që të dëshmojë cilësitë në skuadrën turke.