Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.
“Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale”.
“Kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryeministër, por si një qytetar i Kosovës – do të paraqitem javën e ardhshme”.
“Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve – ky është realiteti ynë, nuk e kam zgjedh këtë realitet”.