Nesër, më 20 korrik, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet hapja e pikës së përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir, që lidh Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski./Indeksonline/