Feronikeli sot ka zhvilluar ndeshjen me ekipin The New Saints, prej të cilëve ka pësuar humbje 1:0.
Kësisoj, Feronikeli është eleminuar nga Liga e Kampionëve, transmeton albinfo.ch, duke iu referuar raportimit të zeri.info.
Në minutën e 67-të, Dean Ebbe nga TNS shënoi golin e vetëm dhe të fitores.
“Feronikeli do ta vazhdojë ëndrrën evropiane në Ligën e Evropës, derisa do të përballet me fituesin e duelit Slovan Bratislava – Sutjeska”, shkruan tutje Zeri.info.