Gjermania tashmë aplikon taksa rrugore për kamionët, por ndryshe nga shumë vende evropiane, automjetet e vogla shfrytëzojnë falas autostradat gjermane.
Dobrint tha se miliona automjete të huaja kalojnë nëpër Gjermani dhe kështu nuk kontribuojnë në mirëmbajtjen e rrugëve gjermane.
Plani gjerman për të aplikuar taksa rrugore do të hyjë në fuqi në vitin 2016.
Shoferët e huaj do të mund ta paguajnë rrugën gjermane nëpërmjet internetit apo në pompa të benzinës.
Vinjeta e autostradës do të kushtojë 10 eurove për 10 ditë, ose rreth 100 euro për një vit.
Banorët në Bavari ishin ankuar prej kohësh se duhet të paguajnë për përdorimin e rrugëve në Austri dhe Zvicër, kurse ata nuk paguajnë asgjë kur vijnë në Gjermani.