Videoja tmerruese e tregon momentin kur në parkun Kankaria Amusement në Ahmedabad të Indisë lavjerrësi ndahet në dysh dhe përplaset me hekurat mbajtëse, përcjell albinfo.ch.
Nga ky aksident, 2 persona mbetën të vdekur dhe 27 të lënduar.
Zëdhënësi i policisë, Vijay Nehra, tha se “një hetim është urdhëruar. Policia, së bashku me ekipin e forenzikës arritën në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë arsyet e aksidentit”.
Ai shtoi se “29 persona janë dërguar në spital, dy prej të cilëve vdiqën, ndërsa 27 po vazhdojnë të trajtohen”, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.