Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i populluar gjatë tre muajve të verës me turistë të huaj e vendas. Jo pak herë plazhet dhe restorantet e bregdetit jugor vendosen në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të “çmimeve të kripura”, raporton RTV Ora.
Saranda, e përballur me një numër të lartë të anulimeve të rezervimeve, duket se nuk ka më të njëjtat çmime si një vit më parë, por për disa turistë mbetet sërish e papërballueshme.
“Çmimet janë më shumë për ndërkombëtarë se sa për shqiptarë kudo qofshin”, ka thënë ndër të tjerash një turist.
E disa të tjerë kanë thënë se çmimet janë të arsyeshme, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e turistëve dhe kaosi që krijuan vitin e kaluar, raportohet se i ka detyruar bizneset në jug që këtë vit të ulin çmimet.