Rreth 600 mijë turistë nga bota vizituan Brazilin në ditët e Kupës së Botës, e cila përfundon javën e ardhshme. Ndërsa 12 qytetet ku po zhvillohen ndeshjet e botërorit pritet t`i kenë vizituar rreth 3.1 milionë turistë vendës.
Ky kampionat pritet t`i sjellë vendit rreth 6.7 m,iliardë dollarë nga turistët e botës.
Ministria e Turizmit të vendit thotë se informacionet më të detajuara për vizitorët në Kupën e Botës do të shpallen javën e ardhshme.
Ngjarja më madhe botërore e futbollt filloi më 12 qershor dhe përfundon më 13 korrik.