Më 1 korrik ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Bernës dhe Pekinit.
Zvicra është duke u bërë një konkurrente serioze për BE-në sa i përket tregtisë me Kinën. 28-anëtaret e blloku janë larg nga një marrëveshje e tillë me Kinën, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta tregtare.
Autoritetet në Bernë kanë thënë se 3 vjet do të reduktohen ose do të bien tarifat për mallra me Pekinin.
Më 2035 Zvicra pritet ta kalojë Gjermaninë si importuesi më i madh i mallrave kineze në Evropë, thotë një studim i “Credit Suisse”. Në vitin 2013 deficiti tregtar zviceran me Kinën ishte relativisht i vogël – eksporti ishte 7-2 miliardë €, ndërsa importi 9.38 miliardë €.
Ndërkohë, Banka Botërore tha se ishulli kinez “Macau” e ka konsideruar Zvicrën si vendin e katërt në renditjen e vendeve dhe territoreve me produktin më të lartë të brendshëm bruto për kokë banori.