Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari me drejtuesit “Limak-Kosovo” merr mirënjohje nga kompaninë ajrore “Easyjet” për shërbime cilësore
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë certifikatë për kontributin e çmuar në ofrimin e shërbimeve për kompaninë ajrore “Easyjet” duke i mundësuar arritjen e targetit të performancës në kohë. Kështu thuhet në një njoftim të ANP-së.
Kategoria e aeroporteve (volum i ulët-që procesojnë 50 fluturime të EasyJet në muaj) sipas të njëjtit njoftim, përfshin jo më pak se 100 aeroporte të ndryshme ku Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari me drejtuesit “Limak-Kosovo” merr këtë mirënjohje.
“Aeroporti “Adem Jashari” duke iu falënderuar stafit të ri, të shkolluar dhe të dedikuar si dhe lehtësirave në terminalin e ri ka arritur që të procesojë udhëtarët dhe fluturimet e kompanisë “EasyJet” në një kohë rekorde të procedimit”, përfundon komunikata.
“EasyJet” është kompani ajrore me çmime të ulëta që gjithmonë vë sigurinë në rend të parë para performancës në kohe.
|
|
|
|
|
|